Aksident fatal në aksin Bradashesh-Peqin, humb jetën një këmbësore
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”. Sipas policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një këmbësore rreth 60 vjeçe, e cila ende nuk është identifikuar. Për shkak të plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje. […]
