Filipçe nga Struga: “Në Maqedoni është bërë e pamundur të jetosh” — shporta me qira arrin 90 mijë denarë
Gjatë vizitës në Strugë, kreu i SDSM-së Venko Filipçe tha se shporta sindikale e konsumit është rritur me afro 1.000 denarë në një muaj dhe bashkë me qiranë arrin afër 90 mijë denarë. Ai kritikoi investimet e huaja prej vetëm 18 milionë eurosh, kredinë e re prej 1,3 miliardë eurosh dhe marrëdhëniet e dëmtuara me SHBA-të.
