Kurti në Nju Jork njofton “përgjigje strategjike” ndaj vendimit të Hagës për drejtuesit e UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova ka nevojë për një strategji të dakordësuar për t'iu përgjigjur vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër katër liderëve të UÇK-së, dhe premtoi mbështetje të Qeverisë për korrigjimin e vendimit — ndihmë për ekipet në procesin e apelimit dhe përgjigje edhe në planin diplomatik.
