ANEM dënon dëbimin e gazetarëve nga tubimet e SNS-së në Zajeçar dhe Kraljevë
Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike (ANEM) dënoi sot praktikën e partisë në pushtet SNS që nuk i lejon gazetarët të raportojnë nga fushata zgjedhore — me sulme fizike, dëbime nga tubimet, fyerje dhe frikësim. Kryetari i bordit të ANEM-it, Veran Matiç, i kërkon prokurorisë të ndalojë "fushatën e dhunës" ndaj gazetarëve para zgjedhjeve të 25 tetorit.
