A do ta ketë më në fund Vuçiç takimin bilateral me Trumpin në Nju Jork?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha këtë mëngjes se udhëton për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të "mbrojtur interesat e Serbisë" dhe paralajmëroi një sërë takimesh bilaterale — mes tyre edhe me presidentin amerikan Donald Trump. Vitin e kaluar takimi nuk ndodhi; diplomatja Branka Latinoviç thotë për Danasin se pritja e Trumpit "nuk është asnjë ekskluzivitet — është pritje për të gjithë".
