Dan Laustsen merr “Kamerën e Artë 300” për vepër jetësore në hapjen e festivalit “Vëllezërit Manaki” në Manastir
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ia dorëzoi çmimin kinematografit danez në ceremoninë solemne të hapjes së edicionit të 47-të; çmimi special iu dha amerikanit Jeff Cronenweth, ndërsa aktori Petar Arsovski u nderua me “Yllin e Madh të filmit maqedonas”.
