Aksion policor natën në Shkup: shoqërohen persona për krim financiar me regjistrimin e automjeteve, hetohet dëm mbi 13 milionë denarë
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se vonë mbrëmë në Shkup është zhvilluar një aksion i gjerë i Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, me bastisje në disa lokacione, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime financiare në procedurën e regjistrimit të automjeteve.
