Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
Ambasada Britanike në Prishtinë ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësi dhe reagime paqësore. Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se Mbretëria e Bashkuar “respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor” dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon. […]
