Kurti për vendimin e Hagës: “Padrejtësi e papranueshme” — kërkon ndryshim në Apel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “padrejtësi të papranueshme” vendimin e sotëm të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkoi që ai të ndryshohet në Apel. Ai theksoi se vendimi nuk është përfundimtar dhe se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ata gjatë procesit të apelit.
