Pagat e magjistratëve ndezin Kuvendin: Mazhoranca propozon +8.500 lekë, PD kundër! KLGJ-KLP kërkuan 10-fishin
Mazhoranca vijon të mbështesë propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Projektligji është shqyrtuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ndërsa socialistët argumentuan se formula respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësitë financiare të shtetit. Sipas draftit, rritja do të jetë rreth 8500 lekë […]
