Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar më 8 shtator 2023, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti” nga njësitë policore të SPK-së në Vërmicë, në […]
