Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH
Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili parashikon riorganizimin e hapësirës publike dhe zhvillimin e një kompleksi të gjerë nëntokësor. Për ndërtimin e strukturave të projektit, FSHZH ka hapur procedurën e prokurimit me fond limit 2.08 miliardë lekë, mbi 21 milionë euro. […]
