Imzot Gjergj Meta: Solidariteti dhe dialogu, vlera të bashkëjetesës fetare
Solidariteti dhe dialogu janë vlera themelore për bashkëjetesën dhe paqen, theksoi Imzot Gjergj Meta në Konferencën Ndërkombëtare Jubilare kushtuar 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në fjalën e tij, ai nënvizoi se solidariteti dhe dialogu janë të rrënjosura në vetë natyrën e njeriut, pasi askush nuk mund të jetojë i shkëputur nga të tjerët. […]
