Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar
Banorët e Himarës kanë përjetuar një natë të vështirë dhe plot ankth, teksa flakët janë përhapur me shpejtësi pranë banesave dhe strukturave akomoduese. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke shtuar panikun mes banorëve dhe turistëve. Disa familje janë detyruar të largohen nga banesat, ndërsa turistët janë evakuuar drejt zonave më të sigurta. […]
