Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit, e cilëson të paligjshëm ndalimin e tyre
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 14 protestuesve nga qelia, duke e cilësuar të paligjshëm ndalimin e tyre. Gjykata ka konstatuar paligjshmërinë e ndalimit të protestuesve dhe ka vendosur lirimin e menjëhershëm të tyre, pa caktuar masë sigurie. Pas vendimit të gjykatës pritet të flasin edhe avokatët e protestuesve.
