Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër
Ministria e Mbrojtjes raporton se në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë shuar plotësisht, 2 mbeten nën mbikëqyrje dhe 8 vijojnë aktive, sipas informacionit operacional të datës 03 shtator 2026, ora 20:00. Situata, sipas autoriteteve, vijon të menaxhohet me angazhim të koordinuar të strukturave vendore dhe qendrore. […]
