“Pagat nuk po ekzekutohen”, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Financave
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë shprehur shqetësimin për mos-ekzekutimin e pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të punonjësve të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 2 shtator, tre organizatat theksojnë se situata është krijuar […]
