Protestuesi ngjitet mbi makinën e policisë dhe e godet, efektivët largohen me shpejtësi (VIDEO)
Këto janë pamjet kur një protestues i maskuar ngjitet mbi një automjet të Policisë dhe nis ta godasë atë. Brenda mjetit ndodheshin efektivët e policisë, të cilët largohen me shpejtësi, ndërsa i riu bie në tokë. Incidenti ndodhi kur protestuesit ishin larguar drejt Bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë.
