Idrizovë, vdes i burgosuri 27-vjeçar nga Prilepi
Një i burgosur 27-vjeçar nga Prilepi është gjetur i vdekur në burgun e Idrizovës, njofton Alsat. Sipas Alsat-it, vdekja e tij për momentin mbetet misterioze dhe rrethanat e saj nuk janë sqaruar ende. Ekipet mjekësore të burgut, siç njofton Alsat, nuk kanë vërejtur shenja dhune apo plagë të jashtme në trupin e 27-vjeçarit.
