I ftohti i vërtetë po vjen, temperaturat deri në -15 gradë
Pas reshjeve të para të borës, nga dita e martë temperaturat e mëngjesit në disa zona të Maqedonisë së Veriut pritet të zbresin deri në -15 gradë Celsius, ndërsa mëngjesi më i ftohtë pritet të jetë ai i së mërkurës, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
