Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi deputetin Kliti Hoti: Dhuna e patolerueshme
Ministri i Brendshëm Ervin Demo reagoi pas goditjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës në Tiranë, duke e cilësuar të patolerueshëm përdorimin joproporcional të forcës dhe duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit dhe hetim të plotë të ngjarjes.
