GREQI – Mbi 6 000 kthime migrantësh në 10 muajt e parë të vitit 2026
ATHINË, 29 nëntor /ATSH-ANA/ – Në 10 muajt e parë të vitit 2026 janë kryer mbi 6 000 kthime migrantësh, duke tejkaluar tashmë shifrën totale prej 5 736 kthimesh dhe dëbimesh të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025. Analiza e shifrave tregon një prirje në rritje si për dëbimet e detyruara, ashtu edhe për kthimet vullnetare […]
