Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, eksportet kosovare rriten ndjeshëm
Shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë arritur në 407.3 milionë euro gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, ndërsa eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur për 39.3 për qind, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës.
