Zenoviq: Zgjerimi i BE-së duhet ta bëjë Evropën më të fortë
Kryenegociatori i Malit të Zi, Predrag Zenoviq, tha në një konferencë ndërkombëtare në Athinë se zgjerimi i BE-së është investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin evropian, ndërsa Mali i Zi synon mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2026 dhe anëtarësimin në vitin 2028.
