Mandiq: Mali i Zi do të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në deri në fund të vitit
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, deklaroi në seancën e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Budvë se beson fuqishëm se vendi do t'i mbyllë të gjithë kapitujt me BE-në deri në fund të vitit, duke e cilësuar këtë periudhë historike për Malin e Zi.
