Arrestohen tre persona për krim të organizuar, sekuestrohen 19 vetura dhe pasuri me vlerë mbi një milion euro
Tre persona janë arrestuar në një aksion të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash. Gjatë operacionit të zhvilluar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë kontrolluar katër lokacione, ndërsa janë sekuestruar 19 vetura dhe pasuri të tjera. Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale […]
