Apeli zbardh aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt: Murseli e mbajti për krahu që Plava ta qëllonte, fëmijët ishin në makinë
Gjykata e Apelit ka zbardhur aktgjykimin me të cilin konfirmoi burgimin e përjetshëm për Naim Murselin për vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj. Sipas arsyetimit, Murseli e mbajti viktimën për krahu në momentin e ekzekutimit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 4 dhe 6 vjeç, ndodheshin në makinë.
