Mijëra banorë pa energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, OSHEE: Shkak, një defekt në rrjetin elektrik
Disa fshatra të Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike prej orës 10:00 të paradites, për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të dëmtuar nga moti i keq. OSHEE njofton se grupet e punës po punojnë për riparimin, ndërsa furnizimi ka nisur të rikthehet në disa zona.
