Parlamenti Evropian miraton votimin me prokurë për eurodeputetet shtatzëna dhe nënat e reja
Me 627 vota pro, eurodeputetët miratuan ndryshimet që u lejojnë kolegeve shtatzëna ose që sapo kanë lindur t'ia delegojnë votën plenare një kolegu të grupit të tyre, deri në tre muaj para lindjes dhe gjashtë muaj pas saj.
