Fëmijët e Tiranës ndezin atmosferën festive në prag të festave të nëntorit
Festat e nëntorit kanë nisur të ndihen nëpër qytet falë organizimeve të kopshteve dhe shkollave të Tiranës. Fëmijë të veshur kuqezi janë parë sot në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, duke ecur në kolonë, duke kënduar e thirrur shprehje patriotike. Në sheshin “Skënderbej” ka ndaluar një nga këto grupe fëmijësh, me flamuj kombëtarë në duar, […]
