Rekord i ri në Ishujt Kanarie, mbi 2.100 migrantë mbërrijnë brenda 24 orëve
Mbi 2.100 migrantë mbërritën në Ishujt Kanarie brenda 24 orëve me varka të mbingarkuara, duke thyer rekordin ditor të mëparshëm prej rreth 1.500 mbërritjesh. Një migrant u gjet i vdekur në një varkë dhe një grua lindi gjatë kalimit të rrezikshëm nga Afrika Perëndimore.
