SHBA – FT: Trump lë në heshtje marrëveshjet tregtare me Rusinë si nxitje për fundin e luftës në Ukrainë
ROMË, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë mënjanë në heshtje propozimet për përdorimin e marrëveshjeve tregtare me Rusinë si një instrument për ta nxitur Moskën t’i japë fund luftës në Ukrainë. Sipas një raportimi ekskluziv të gazetës “Financial Times,” vendimi vjen pasi Kremlini ka treguar pak interes për nismat e propozuara […]
