Arrestohet në Novi Sad përfaqësuesi i shoqatës “Insomnium”, dyshohet se dëmtoi buxhetin e qytetit me 4.080.000 dinarë
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi arrestimin e Ž. B.-së, përfaqësues i shoqatës së qytetarëve "Insomnium", nën dyshimin se gjatë viteve 2020–2024 mori nga Qyteti i Novi Sadit 4.080.000 dinarë për shtatë projekte që nuk u realizuan kurrë.
