Milatoviq u shkruan Kostës dhe fon der Lajenit: Evropa nuk duhet ta humbasë mundësinë historike të zgjerimit
Presidenti i Malit të Zi paralajmëroi se kushtëzimi i anëtarësimit me çështje dypalëshe do të ishte humbje strategjike për Evropën, ndërsa vendi i tij pret mbylljen e negociatave deri në fund të vitit dhe anëtarësimin në vitin 2028.
