Dyshohet se përmes bankave qarkulloi mbi gjysmë milioni euro nga shitja e drogës, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”. Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës 2009-2019, në Kosovë, ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar përmes llogarive të tij personale dhe llogarive të një subjekti afarist […]
