Paralajmërohet shtrenjtimi i rrymës dhe ngrohjes qendrore nga 1 janari
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paralajmërohet shtrenjtimi i ngrohjes qendrore dhe i rrymës, nëse Komisioni Rregullator i Energjetikës miraton tarifat e propozuara, njofton Alsat. Për qytetarët, ngrohja qendrore mund të rritet për rreth 7,5 për qind, ndërsa për kompanitë dhe personat juridik që e përdorin atë parashikohet rritje për rreth 13 për qind. […]
