Mjekët e rinj protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë: 534 mjekë të papunë, 650 të emigruar që nga viti 2021
Mjekët e rinj protestuan të shtunën para Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë, duke kërkuar punësim të rregullt, konkurse transparente për specializime dhe pagesën e stazhit gjashtëmujor. Folësi Besfort Racaj kundërshtoi shifrat e kryeministrit Kurti: sipas tij, 650 mjekë kanë emigruar gjatë viteve 2021-2026 dhe 534 janë të papunë.
