Prindërit e shkollës private UKIM në Podgoricë ankohen te Avokati i Popullit: heqja e kamerave do të rrezikonte edhe fëmijët e diplomatëve
Këshilli i Prindërve i shkollës private "United Kids International Montenegro" (UKIM) në Podgoricë i është drejtuar Avokatit të Popullit, duke kërkuar hetim ndaj Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka urdhëruar heqjen e sistemit të video-mbikëqyrjes me 69 kamera dhe fshirjen e incizimeve.
