Protesta studentore në të gjithë Evropën, të rinjtë kërkojnë më shumë fonde për arsimin dhe drejtësi klimatike
Një valë protestash studentore përfshiu të premten Evropën, nga Berlini në Londër e Paris, në kuadër të një greve ndërkombëtare të rinisë në të paktën 25 vende. Kërkesat variojnë nga financimi i arsimit te drejtësia klimatike dhe fundi i rekrutimit të detyrueshëm.
