Qeveria miraton sanimin urgjent të rrugës për në qendrën e skive në Bjellasicë
Qeveria e Malit të Zi miratoi në seancën e sotme sanimin urgjent të rrugës që çon në qendrën e skive në Bjellasicë, pasi kryetari i Komunës së Kollashinit, Petko Bakiq, paralajmëroi se dëmtimet e asfaltit rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve në prag të sezonit dimëror.
