Aktakuzë në Gjakovë: kërcënoi me thikë punëtoren dhe i grabiti 7 660 euro
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh., i cili dyshohet se i maskuar dhe me thikë ka kërcënuar punëtoren e një lokali dhe ka marrë 7 660 euro nga sirtari.
