MPB paralajmëron për rrezikun e grupit online “764”: shënjestron fëmijët përmes rrjeteve sociale dhe lojërave
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut u bën apel prindërve, kujdestarëve dhe mësimdhënësve të tregojnë kujdes ndaj komunitetit të dhunshëm online "764", anëtarët e të cilit fitojnë besimin e fëmijëve dhe më pas i shantazhojnë.
