Operacion i fshehtë në Britani, mijëra frigoriferë u shkëputën nga interneti për t’u mbrojtur nga hakerët
Dhjetëra mijëra frigoriferë dhe ngrirës në supermarkete, magazina dhe restorante në gjithë Britaninë u shkëputën në fshehtësi nga interneti i hapur, pasi studiuesit zbuluan një cenueshmëri te kontrolluesit e temperaturës që mund t'u jepte hakerëve mundësinë të prishnin sasi të mëdha ushqimi.
