Piantedosi: vala e sulmeve kibernetike dhe alarmeve të rreme synon destabilizimin e Italisë, por nuk ka kërcënim konkret
Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i tha parlamentit se vala e sulmeve kibernetike dhe alarmeve të rreme që ka goditur Italinë javët e fundit synon destabilizimin e vendit dhe minimin e besimit te institucionet, por nuk përbën një kërcënim konkret për sigurinë kombëtare. Më 16 nëntor, gati 7.500 shkolla morën email-e kërcënuese, por vetëm një u evakuua.
