Katër burra shpallen fajtorë për abuzimin e Joanne Young, gruaja që bashkëshorti e drogonte dhe e reklamonte në internet
Një juri në Gjykatën e Kurorës në Winchester shpalli fajtorë të enjten katër burra për përdhunim dhe sulme seksuale ndaj Joanne Young, në gjyqin e parë të këtij lloji në Angli. Bashkëshorti i saj, Philip Young, kishte pranuar më herët 56 akuza për drogimin dhe abuzimin e saj gjatë 13 vjetëve.
