“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?
Bashkimi i të gjithë fronteve opozitare është “formula” për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ftuar në “Opinion” Tv Klan. Më 9 maj 2027 do të mbahen zgjedhjet lokale e fushëbeteja kryesore mes mazhorancës dhe opozitës është Tirana. […]
