Komisioni Evropian miraton vizionin e ri për sportin, 12 masa për të forcuar modelin evropian
Komisioni Evropian miratoi një komunikim që përcakton vizionin strategjik për sportin në Evropë, me 12 masa konkrete për qeverisjen, qëndrueshmërinë dhe solidaritetin, në një sektor që gjeneron rreth 3.4 për qind të PBB-së së BE-së dhe mbështet rreth gjashtë milionë vende pune.
