Greqia zgjat subvencionet e karburanteve deri më 30 nëntor, 20 cent për litër për naftën e ngrohjes
Qeveria greke njoftoi zgjatjen e subvencioneve në pompë për naftën e ngrohjes, naftën e lëvizjes dhe benzinën pa plumb deri më 30 nëntor, me të njëjtin nivel ndihme si në gjysmën e parë të muajit dhe një kosto fiskale prej 35 milionë eurosh.
