Macron nis vizitën dyditore në Malajzi, Franca dhe Kuala Lumpuri drejt partneritetit strategjik
Presidenti francez Emmanuel Macron filloi të hënën një vizitë zyrtare dyditore në Malajzi, e para e një kreu francez të shtetit në gati një dekadë, me synimin për ta ngritur marrëdhënien dypalëshe në partneritet strategjik me fokus te mineralet kritike, gjysmëpërçuesit dhe mbrojtja.
