Aksioni “Stranac” në Mal të Zi: 163 masa ndaj të huajve, sekuestrohen armë dhe një automjet i kërkuar nga Interpoli
Sektori i Policisë Kufitare, gjatë aksionit "Stranac" më 13 dhe 14 nëntor, mori 163 masa ndaj shtetasve të huaj që shkelën Ligjin për të Huajt. Në Nikshiq u sekuestruan dy pushkë dhe 23 fishekë, ndërsa në pikën kufitare Vraćenovići–Deleuša u sekuestrua një Mercedes i kërkuar nga Interpoli i Wiesbadenit që nga korriku 2025.
